Deputeti i LSI akuzon Tahirin: Policia mbron bandat dhe drogën (Video)

Aktualitet

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo vetëm pak ditë pasi shigjetoi policinë dhe drejtuesit e lartë të saj si mbështetës të krimit dhe trafikut të drogës, ka përsëritur sëfundmi të njëjtat akuza, por kësaj herë në ekranin e një televizioni grek.

“Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis”, – ka deklaruar dje në mbrëmje Tavo gjatë një lidhjeje me “Skype” me television grek “TV Star”.

Ai gjithashtu i ka kërkuar ministrit të Brendshëm të ndërmarrë veprime për të shkarkuar drejtorin e Policisë së Gjirokastrës, pasi sipas tij vjedhjet janë në rritje ndërsa grabitësit po veprojnë të pashqetësuar. Duke shfrytëzuar intervistën për televizionin grek, Tavo gjithashtu ka folur edhe në emër të minoritetit etnik grek në Gjirokastër, që siç tha ai po ndjehet i frikësuar nga bashkëpunimi i policisë lokale me krimin dhe bandat e trafikut të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tavo ishte i dyti pas ministrit Lefter Koka nga rradhët e LSI-së, që hodhi akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit duke akuzuar drejtuesit e saj, jo vetëm si pjesë të bandave e trafikut të drogës por dhe se janë pozicionuar politikisht duke dëmtuar LSI-në.

https://youtu.be/kk34jYI1sak

ME TE LEXUARAT