Denoncimi i prostitutës dërgon në pranga pesë shqiptarët në Itali

Aktualitet

Pesë shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e rekrutimit të vajzave të mitura për prostitucion.

Në pranga ranë shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç, të gjithë shqiptarë, katër prej të cilave i përkasin të njëjtës familje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kishin rekrutuarit një vajzë të mitur shqiptare dhe një rumune, duke i detyruar të prostituonin si dhe duke fshehur moshën e vërtetë të tyre nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Mediat italiane thane se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni.

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi.

Një here, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.

Hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në policinë e Gate Arnone ku ka denoncuar zhdukjen e saj.

Dy muaj më vonë policia e zbuloi atë, por vajza u largua sërish duke humbur gjurmët.

Më 2 dhjetor të vitit 2014, policia në Mondragone ka ndaluar një makinë ku vajza ishte bashkë me shqiptarin Osman Hasko dhe një person tjetër.

Ka rezultuar se vajzat janë shitur disa herë nga një tutor tek një tjetër me një tarifë prej 1 mijë eurosh.

Vajzat ishin detyruar të shfrytëzoheshin në rrugë në mot të keq dhe të dobëta nga ana e shëndetit.

ME TE LEXUARAT