Denoncimi i qytetarit: Isha me shpejtësi, por policët më hoqën patentën, tjetrit i morën para

Aktualitet

Nje qytetar ka denoncuar standardet e dyfishta me te cilat vepron policia ne ndeshkimin e kundravajtjeve rrugore.

Ne nje kohe kur cdo dite reklamohen raste te arrestimit te qytetareve qe u ofrojne rryshfet policeve, qytetari qe i ka shkruar redaksise se Lajmifundit.al denoncon ne fakt pikerisht nje rast te tille.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thote se ka qene me shpejtesi, madje dergon edhe dokumentet perkatese, por thote se sipas ligjit duhej te ndeshkohej me gjobe deri ne 150 mije leke te vjetra dhe jo me terheqje patente.

Per kete, qytetari ka cituar edhe bazen ligjore perkatese ne lidhje me tejkalimin e shpejtesise:

Pershendetje... kur ligjet i vendos vet shteti perse punonjesit e shtetit nuk i zbatojn ato sic duhen...jam i vetedijshem qe isha me shpejtesi por me ate shpejtesi qe isha un meritoja nje xhob nga 5000 te reja deri ne 15000 te reja dhe polici nuk me vendos gjoben e merituar por me heq patenten...a eshte e drejte kjo gje...dhe ne te njejtin moment nje personit tjeter i kishin marre para ne dore per te mos e penalizuar...kte ma thot vet personi...mua me hoqen lejen e drejtimit.../lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT