Deklarata/ “Kosova e frikësuar nga rritja e potencialit ushtarak serb”

Kliko per me shume info

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ka një tendencë permanente të rritjes së potencialit ushtarak të Serbisë.
Këto komente, ministri Hoxhaj i ka bërë gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka folur në lidhje me raportet Kosovë-Serbi, pazhvillimeve të fundit, sidomos në pjesën veriore, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Nëse shihet se çfarë vendi ka vizituar kryeministri Vuçiq, vetëm në janar dhe dhjetor të vitit të kaluar, shihet se çfarë marrëveshje ka nënshkruar dhe sa “MIG”-a (aeroplanë ushtarak) apo raketa kanë blerë”, ka thënë Hoxhaj.

Kliko per me shume info

“Mund të them me përgjegjësinë më të madhe që balanci rajonal nuk është i njëjtë, çfarë ka qenë para tre muajve dhe kjo për neve është shqetësim”, ka thënë ministri Jashtëm i Kosovës.

Ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në raport Kosovë – Serbi, ka thënë ministri Hoxhaj janë pjesë e skenarëve të ndryshëm të cilët i ka ndjekur Serbia dhe mund t’i ndjek edhe në të ardhmen.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here