Dedektivja bionde nis punën në Shqipëri. Kujdes kur tradhëtoni (Foto)

Kliko per me shume info

Prej ditësh ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve një faqe e re në “Facebook”, e cila i fton qytetarët që të denoncojnë çdo tradhti të mundshme, pasi bashkë me detektivë privatë, do të bëhet i mundur zbulimi i çdo prapaskene.
Ndërkohë që mendohej se ky afishim në “Facebook” është thjesht një “lojë” fëmijësh, në fakt kjo agjenci shkon përtej. Ajo ka prezantuar detektiven e parë private në Shqipëri. Bëhet fjalë për Shkëndije Lilin, bionden simpatike, e cila do të zbulojë çdo tradhti bashkëshortore.
“Jam e nderuar që titullin ‘Detektiv privat’ e mora nga njerëz të nderuar si av. Ndue Pjetra, Oreta Saliaj dhe prokuror Eugen Beci”.
Përveç zbulimit të tradhtisë, kjo agjenci në bazë të asaj çfarë ka afishuar, kryen edhe shërbime të tjera, si: “Montim GPS; zbulim identiteti; persona të humbur; kontroll për përgjues; parandalim i humbjeve, zbulim i falsifikimit (të markave & patentave mbi produktet industriale); vëzhgim/kundërvëzhgim, hetim mbi personalitetin apo të shkuarën e personave; mashtrime mbi pronat/të ndryshme; hetim mbi aksidentet automobilistike; zbulim i pabesueshmërisë së ortakut; mashtrimin me siguracionin e makinave, vjedhje në ambientet e biznesit & magazinave etj.”
Nuk jepet informacion se si mund të funksionojë një agjenci e tillë nga ana ligjore, ama tradhtive po u vjen fundi./shqiperiaime/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here