Deklarata e rëndë e Daçiç: Haradinaj është një kriminel lufte!
Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç ka bërë një deklaratë të rëndë për Ramush Haradinaj. Daçiç duke folur për Radio Televizionin e Serbisë tha se Haradinaj është një kriminel lufte.
“Ramush Haradinaj dëshiron të prezantohet si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte“- shtoi Daçiç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo deklaratë vjen pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Seanca e radhës u caktua me 2 mars.