Ironizoi protestën e PD, Robert Ndrenika ironi kreut të Teatrit: Që kur ke filluar të bësh ham-ham

Politikë

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në një status në faqen e tij në Facebook më 18 shkurt ka sulmuar protestën e Partisë Demokratike.

I pari që foli në çelje të protestës së opozitës ishte aktori Besmir Haliti. Gjatë fjalës së tij ditën e parë të tubimit aktori kritikoi edhe mënyrën sesi po menaxhohet Teatri Kombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka mjaftuar për drejtorin e Teatrit ku nuk ka ngurruar për të shkruar disa rreshta dhe ka sulmuar aktorin.

“I pari ne proteste foli nje aktor (keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!” shkruan drejtori Çuli.

Aktori i madh Robert Ndrenika me nje koment e ka ironizuar Çulin duke i shkruar: “Qe kur drejtori ka nisur te beje ham-ham”.

Çuli i eshte pergjigjur menjehere duke thene: “Qe kur niveli yt ikone, zbriti ketu ku je?”. Pas kesaj pergjigjeje, te shumte jane qytetaret qe mbeshtesin aktorin e famshem Robert Ndrenika.

ME TE LEXUARAT