Çmenduria e shoferit, “fluturon” me shpejtësi por as këmbë e as duar s’ka në timon

Kliko per me shume info

Kjo është një makinë ndryshe nga të tjerat dhe nga ato që keni parë zakonisht. Ka qenë vetë shoferi ai që i ka bërë video çmendurisë së tij. Gjithçka ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Në vend që të vendoste këmbët tek vendi, pra tek frena, freksioni apo gazi, shoferi ka përtuar dhe e ka lënë makinën e tij Benz në drejtimin e një “autopiloti primitiv” të krijuar vetë aty për aty.

Bëhet fjalë për një kasë të vogël që shoferi e ka mbështetur tek pedali i gazit në automjet. Për vete ka shtrirë këmbët në anën tjetër të sedijes dhe është duke bërë një video për shtatë palë qejfe, duke e harruar në këtë mënyrë edhe timonin.

Kliko per me shume info

Makina ecën me 80 në orë, e fatmirësisht nuk ka dalë ndonjë automjet apo person përpara, pasi pasojat as që duam ti imagjinojmë. Në fund të fundit, ngelet një çudi shqiptare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here