Çifti i njohur i Big Brother Albania zbulon surprizën, një bekim pas shumë vitesh

Showbiz

Ishte hera e parë në historinë e Big Brother që një çift hynte në lojë në të njëjtën kohë në një kompeticion të tillë.

Matilda dhe Fatjoni kanë qenë dy nga personazhet më të njohur të Big Brother 7, të cilët me lojën e tyre fituan pëlqimin e publikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Produksioni kishte menduar një lojë të dyfishtë dhe të vështirë për ta pasi duhet ta mbanin të fshehtë për banorët faktin se kishin më shumë se 10 vite që njiheshin dhe ishin të martuar. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk arriti ta prekte finalen, ata fituan popullaritet.

Tashmë një lajm i mirë vjen prej tyre pasi çifti i njohur do të bëhen shumë shpejt prindër. Fatjoni dhe Matilda e kanë dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook ku shkruajnë:”Tani rrahin tre zemra!”

Miqtë dhe fansat kanë shprehur urimet e shumta për çiftin i cili shumë shpejt do të bekohet me një fëmijë.

ME TE LEXUARAT