Chelsea mposht Arsenalin, Conte: “Rrahëm” kundërshtarin për titull

31
Kliko per me shume info

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se është i lumtur me fitoren kundër Arsenalit, pasi që sipas tij, skuadra e tij ‘rrahu’ njëri ndër rivalët kryesore në garën për titull të kampionit.

‘Blutë’ e Londrës sot mposhtën ‘Topçinjtë’ me rezultat 3-1, për ta quar në +12 pikë diferencën në krye të tabelës.

Kliko per me shume info

“Sot patëm mundësinë të ‘rrahim’ një kundërshtar direkt si Arsenali, dhe në e bëmë këtë”, tha Conte pas lojës.

“Gjeja më e rëndësishme tani që ne ta mbajmë këtë formë, këtë uri, dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Tani të gjithë mendojnë se është e lehtë që të vazhdohet kështu, por kjo gjë nuk është e lehtë”.

“Çdo lojë në Premier League është një kurth. Unë ende mendoj se si ta fitojmë titullin, sepse ka ekipe shumë të forta. Unë jam i lumtur me nivel që po tregojmë. Ne u bëmë një familje dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme për një ekip fitues”, tha tekniku italian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here