Rama dhe Meta darkojnë së bashku, Berisha: Darka e fundit në qeveri!

Politikë

Dy liderët e shumicës parlamentare të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta po darkojnë sonte së bashku.

Darka mes Ramës dhe Metës vjen në një moment kyç. Dy liderët takohen në kohën që opozita është duke protestuar për disa ditë me radhë përpara kryeministrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë lajm, ku tha se “u bëftë mirë si darka fundit e qeverisjes së tyre".

Sipas Berishës, shqiptarë kanë mendje tjetër nga ajo e dy politikanëve në maxhorancës.

"Populli ka mendje tjetër, ka dëshirë që ata të ikin”- shtoi Berisha në "Studio e Hapur".

ME TE LEXUARAT