Ka dështuar seanca për dhënien e dëshmisë së djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha në Komisionit parlamentar Hetimor për çështjen CEZ. Shkak u bë pretendimi i Shkëlzen Berishës për konflikt interesi të kreut të komisionit, Taulant Balla.
Berisha tha se nuk mund të betohet përpara një personi që është dënuar për shpifje.
DEBATI
Shkëlzen Berisha: Betimi nuk mund të bëhet para një të dënuari për shpifje. Ti je kryetari i seancës, çohu prej andej. Je në konflikt të hapur interesi.
Balla: Nuk jam në konflikt interesi as me ty as me babin tënd, as me askënd.
Shkëlzen Berisha: Je borxhli
Balla: Nëse nuk bën betimin dëshmia juaj nuk ka vlerë dhe duhet të largoheni.
Shkëlzen Berisha: Nuk bëj betimin.
Balla: Ke frikë të bësh dëshmi.