Capello: Ancelotti e ka `Champions`-in në ADN

Sport

Bayern-Arsenal do të jetë një nga duelet gjigante të fazës së tetësheve në Champions League.

Pavarësisht se bavarezët aktualisht kryesojnë në Bundesligë, viti 2017 për ta ka qenë problematik. Kampionët nuk e dominojnë kundërshtarin, vuajnë ndaj ekipeve mbrojtëse dhe kanë një sulmues si Thomas Müller në krizë të plotë, me vetëm një gol të shënuar në këtë sezon. Një legjendë e trajningut, megjithatë, nuk ka dyshime për suksesin e Bayern-it (më 15 shkurt dhe 8 mars). Ai është Fabio Capello.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

70-vjeçari italian ka besim te bashkëpatrioti i tij, Carlo Ancelotti. “Carlo është një trajner fantastik, por duhet pak kohë, që skuadra të brendësohet me stilin e ri. Ai gjithnjë arrin majat. E ka treguar te Milani, ashtu si edhe te Real Madrid. Ai e ka në ADN-në e tij të fitojë trofeun”, – u shpreh Capello për gazetën gjermane “Bild”. Bavarezët duan pikërisht këtë ADN, që u mungon prej tre vitesh. Ancelotti është kurorëzuar kampion Evrope dy herë me “Djallin” (2003, 2007) dhe një herë me madrilenët (2014).

ME TE LEXUARAT