Kapen 15 çanta me hashash në brigjet e Karaburunit

Aktualitet

Policia e Vlorës njoftoi se ka sekuestruar rreth 370 kilogramë hashash, e paketuar dhe gati për nisje drejt brigjeve të Italisë. Rreth orës 16:00, policia pasi është informuar në rrugë operative, ka ndërmarrë një kontroll në zonën e njohur si Gjiri i Bristanit në Karaburun.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur të fshehura 15 çanta të mbushura me hashash me një peshë totale rreth 375 kilogramë në total.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dyshon se droga është transportuar deri në këtë zonë duke përdorur kafshët, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 10 bidona me benzinë, që dyshohet se do të shërbenin për furnizimin e mjetit detar që do të kryente transportin e drogës drejt brigjeve italiane.

Operacioni i policisë është në vijim e sipër. Uniformat blu në bashkëpunim me drejtorinë e kufirit detar dhe Delta Force dyshojnë se në zonë fshihen sasi të tjera droge, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT