Emrat/ Nisen me çanta plot me drogë drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarë

Aktualitet

Tre shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën me 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, në kufirin greko-shqiptar.

Bëhet e ditur se në kuadër të një operacioni antidrogë në Kestrini të Igumenicës, në pranga përfunduan shqiptarët Taulant Sulejmani, 30 vjeç, Ardit Koci, 31 vjeç dhe Marius Driza, 36 vjeç. Që të tre kishin kaluar kufirin me këmbë të ngarkuar me çanta me lënd narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “News 24”, ata u kapën në një zonë bujqësore të Kestrinit me 32 pako me 52 kilogramë 870 gramë marijuanë. Po ashtu, në të njëjtën zonë u arrestua dhe një grek 41 vjeç, që kishte ardhur me makine për të marrë ngarkesën me drogë.

ME TE LEXUARAT