Mos harroni çadrat! Ja parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu.

Orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të mbetet me vranësira, shira lokale dhe intervale me kthjellime. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzën e zë halli me faturinon e Ndroqit: Ju lutem më ndihmoni, po vdes për të

Ka njerëz që nuk besojnë tek dashuria me shikim të parë, sikurse ...