Brazil, ushtria zbret në rrugë; blindohet plazhi Kopakabana

Bota

Trupa ushtarake po patrullojnë plazhin e mirënjohur Kopakabana në Rio de Zhainero. Bëhet fjalë për 9 mijë ushtarë që janë vendosur prej së martës në këtë qytet me nismë të Ministrisë së Mbrojtjes, nga frika e një greve të policisë.

Ministri i Mbrojtjes, Raul Jungmann tha në një konferencë shtypi se trupat ushtarake do të patrullojnë rrugët e Rios dhe qyteteve pranë, Niteroi dhe Sao Goncalo, deri më 22 shkurt, edhe pse misioni i tyre mund të shtyhet më tej, deri në përfundim të karnavaleve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të martën pasdite, prania e ushtrisë ishte e dukshme në zonat turistike si Kopakabana dhe Ipanema, sikurse dhe në akset kryesore rrugore të Rios, qyteti i dytë më i madh i Brazilit.

Angazhimi i forcave të armatosura erdhi pasi guvernatori i shtetit të Rios, Luiz Fernando Pezao i bëri thirrje presidentit Michel Temer që të përforcojë sigurinë, pasi forcat e policisë në zonat kyçe të vendit refuzuan të dilnin në patrullim në shenjë proteste ndaj pezullimit të rrogave dhe kushteve të punës.

Në një deklaratë, presidenti Temer tha se forcat e armatosura janë gati të rivendosin rendin publik, në rast se greva e policisë do të vazhdojë.

Greva në fjalë preku kryesisht shtetin Espirito Santo, ku në mungesë të uniformave blu bandat zaptuan qytetin e Vitorias për të grabitur dhe larë hesapet.tch

ME TE LEXUARAT