Braktis dy fëmijët dhe largohet pa adresë, shpallet në kërkim 26-vjeçarja nga Maliqi

Aktualitet

Një nënë 26-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi prej 1 jave ka braktisur fëmijët e saj të vegjël dhe është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Gruaja me iniciale V.Sh akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur. Denoncimin ndaj gruas së re e ka bërë vetë nëna e saj, A.Sh. 59 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Korçës: Më datë 17.02.2017, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja A.Sh, 59 vjeç, e cila deklaron se vajza e saj shtetasja V.Sh, 26 vjeç, banuese në fshatin Pojan Maliq, që prej 1 jave është larguar nga banesa pa lënë adresë mbi vendndodhjen e saj, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT