Ndeshja, Braçe reagon ashpër: Dëm kriminal ndaj talenteve të Tiranës, jepjani CD-në Dukës

12
Kliko per me shume info

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar pas ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit. Brace jo vetëm i ka akuzuar hapur dy ekipet për një kurdisje, por edhe mendon se kjo është prova reale se ai ka pasur gjithmonë të drejtë kur akuzonte kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Postimi i Erion Braçes:

Kliko per me shume info

Çfarë turpi!

Më janë hedhur në fyt llapaqenet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe janë çjerrë e janë këputur duke bërë kore kundër meje në stadium tifozët e ekipeve “fituese”, thjesht pse kam thënë të vërtetën për këtë garë!!

Kjo e sotmja, mes Tiranës e Kukësit, më jep edhe një herë më shumë të drejtë!

Kjo nuk është gare! Fare!

Këtu nuk ka fitues nga gara, këtu ka fitues të paracaktuar!

Shikoni, Kukësi nuk ka nevojë të fitojë kështu.

I ka të gjitha mundësitë të fitojë ndershmërisht.

Ky nuk është Kukësi më i mirë i viteve të fundit!

Kukësi i disa viteve më parë ishte më i fortë, por ishte edhe më i ndershëm, qartësisht më i ndershëm.

Nuk e lanë të fitonte.

Sistemi që paracakton fituesin e kësaj gare futbolli, nuk e lejoi Kukësin të fitonte edhe pse ai shkëlqente si pak kush në Evrope, atje ku luhej ndershmërisht.

Por Kukësi ka ndryshuar.

Tani ka mësuar se si “fitohet”, i është dorëzuar sistemit.

Ndeshja e sotme është “ndeshje kartoline”, “futbolli bio”, “më i miri i pas viteve 1990-të”.

Ja ku e keni!

Rjetet po ulërijnë!

Njerëzit nuk e durojnë dot më sistemin dhe këtë produkt të tij.

Fyerje e madhe dhe masive për çdokënd që e do futbollin.

Por edhe shkatërrim i shumëfishtë, për ata fëmijë e të rinj që luajnë futboll, për të gjithë ata sipërmarrës që investojnë apo mendojnë të investojnë për të ndërtuar ekonominë e futbollit.

Talente pa fund tek Tirana, djem të rinj, fare të rinj plot talent por që mësohen se, futbolli nuk është garë.

Çfarë dëmi kriminal ndaj tyre!

Por dëmi më i madh është ai tek i cili kam insistuar;

Ekonomia e futbollit!

Kush është i çmenduri që do investojë tani në futboll?

Cili do hedhë paratë e tij në një “ekonomi” ku fituesi është një dhe, i paravendosur ndërkohë të gjithë të tjerët në këtë “ekonomi”, janë paracaktuar të humbasin para?

Asnjë!

Në fund;

Si mund të paguhet për të parë këtë garë?!

Në stadium apo edhe në tv.

Me pagesë janë të dyja!

Asnjë!

Dhe kur nuk paguan askush, as për të luajtur një ekip, dy, tre e më shumë, kur nuk paguan askush për të parë këtë garë në stadium apo në tv, atëherë ekonomia e futbollit ka marrë fund, është rrënuar!

Ky është krim!

E kam thënë e do vijoj ta them deri në fund.

Tani merreni këtë ndeshje, hidheni në një cd dhe jepjani kandidatit për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s si “kartolinë” e futbollit të tij.

Me “futbollin e tij” po bëhet udhëheqës i futbollit në Evropë, jo?

Tani, nëse Armando Duka nuk e merr cd-në e kësaj ndeshje me vete, të jeni të bindur se 30 minutat e fundit të saj, do postohen çdo minutë në faqen e UEFA-s.

Patjetër, për t’i bërë fushatën fituese Armando Dukës me “futbollin e tij”.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here