Braçe reagon ashpër: Të gjithë ata që kanë ngritur akuza mbi "Berishët" janë dënuar

Aktualitet

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar menjëherë pas përfundimit të seancës së Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ.

Në këtë seancë, Shkëlzen Berisha nuk pranoi të jepte dëshminë e tij, pasi pretendoi se përpara tij ndodhej një person i dënuar për shpifje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braçe shprehet se Shkëlzen Berisha do e bëjë një gjë të tillë shpesh e më shpesh duke u përgjigjur për çdo çështje.

Reagimi i Erjon Braçes:

Do ta bëj shpesh e më shpesh, për gjithçka ku figuron emri i tij, për çdo çështje.

Duhej te thirrej me pare, prej Gerdecit. Nuk ndodhi, nuk e therriten prokuroret e tij dhe, per shkak te tyre, nuk e therriten as gjykatesit e tij.

Frika eshte e madhe dhe kjo vlen shume. Imagjinoni, ai dhe te tjere, kishin frike deri ne fund edhe nga prokuret e gjykatesit e tyre; i emeruan nje me nje qysh prej Gerdecit dhe, perseri kishin frike. E dini perse? Sepse faktet per te e per ta, ja bejne muuuu! Kjo eshte hera e pare qe ulen ne tavoline, ne nisje si deshmitare. Nuk deshmojne, sepse perballe tyre nuk jane prokuroret e gjykatesit e tyre. Shkelzen Berisha kerkon ata.

Sepse jane ende ata, reforma ne drejtesi u pengua deri ne germen e fundit, sepse jane ata po vonohet deri ne minuten e fundit. Ata nuk shpetojne, doreheqjet kane nisur, njeri pas tjetrit, midis tyre jane gjykatesit qe i kane mbrojtur, por edhe gjykatesit qe kane denuar banalisht cilindo qe ka ngritur akuze mbi Berishet. Nuk shpeton askush pertej tyre, as ai qe ka shkelur ligjin, as ai qe ka ngritur e eshte bere pjese ne biznes te paligjshem, as ai qe permes ketij biznesi ka vrare, ai ai qe ka perdorur pushtetin per te shitur si placke e keqe kete vend, as ai qe ka bere placke prej shitjes se pasurise se ketij vendi.

Nuk amniostohet kerkush!

ME TE LEXUARAT