Borchardt takon Tahirin: Të mbajmë larg zgjedhjeve paratë e kanabisit

Politikë

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt, u takua diten e sotme me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mesditën e sotme. Pas takimit, ambasadori dha edhe nje deklarate.

“Si të mbajmë larg zgjedhjeve paratë e kanabisit” kjo ka qenë një ndër temat e diskutuara në takim mes ministrit Tahiri dhe ambasadorit te OSBE.

“Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e afërsisht 1. 5 milionë rrënjë kanabis. Kapja e sasive të kanabisit në Adriatik e në kufi me Greqinë flasin se përpjekjet duhet të vazhdojnë, për këtë kemi folur. Diskutuam dhe për reformën zgjedhore dhe si mund të mbajmë këtë sasi parash larg zgjedhjeve”, tha Bernd Borchardt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjeter ministri i Brendshëm tha se lufta për kanabisin e nisur me marrjen e mandatit do të mbyllet këtë vit.

“Lufta kundër kanabisit ka nisur pas viti 2013. Siç fituam në Lazarat do të fitojmë dhe në çdo cep të vendit. Ne do ta mbyllim historinë me kanabis një herë e mirë. Do takohemi prapë dhe ju do keni rezultatet në dorë . Sot kundër policisë ngrihet Saliu që s’ka bërë gjë kundër kanabist dhe gjithë tufa e ministrave dhe drejtorëve që nuk kanë bërë kurrë asgjë për të luftuar kanabinis. Në 2013 ka nisu lufta këtë vit mbaron. E nisëm me Lazaratin e mbyllim ditën e fundit të mandatit”, theksoi Saimir Tahiri.

ME TE LEXUARAT