Gjendet bombë në Veri të Mitrovicës

19
Kliko per me shume info

Policia e Kosovës ka marrë informacionin se është gjetur një mjet shpërthyes i pashpërthyer në Mitrovicë të veriut. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka theksuar se mjeti shpërthyes ishte një bombë dore, e cila është gjetur në hapësirën e sipërmarrjes “Ujësjellësi” (Vodovod) në Mitrovicë të veriut.

Kliko per me shume info

“Nuk ka rrezik, sepse vendi është siguruar nga ana e Policisë së Kosovës. Në terren janë ekspertët për identifikimin e mjeteve shpërthyese, të cilët sot do ta largojnë nga aty në mënyrë të sigurt.

Besohet se bomba është hedhur jo moti, në ditët e fundit dhe e rëndësishme është që atëherë nuk ka shpërthyer dhe nuk e ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe individëve në hapësirën e ‘Ujësjellësit’. Njësitë e specializuara do ta largojnë në mënyrë të sigurt dhe nuk do të ketë rrezik për sigurinë”, ka theksuar Hoti.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here