"BMW"-ja shpërthen në ecje, i sapoliruari nga burgu humb të dyja këmbët

Aktualitet

Një makinë tip "BMW" ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes këtë të shtune në lagjen "Kryengritja" në Fier.

Për pasojë drejtuesi i mjetit Armando Sulo, 34 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit. Mësohet se Sulo sapo ishte liruar nga burgu, ku përfundoi një dënim për armëmbajtje pa leje.

Policia po heton për shkaqet e shpërthimit të mjetit./Lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT