Me kë do dalë LIBRA në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i partisë Ben Blushi

Kliko per me shume info

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka deklaruar se në këto zgjedhje partia e tij do të masë forcat, duke dalë e vetme në garë.

Në një intervistë për ABC News ai theksoi se se mundësia për bashkëpunime politike do të shihet pasi partia e tij të ketë matur forcat.

Kliko per me shume info

“Sistemi favorizon partitë kur ato janë dy, tre, katër, pesë ose gjashtë, kjo është e padrejtë. Nëse ti ke një votë, nuk mund të dalësh me një votë e gjysëm, për shkak të sistemit. Unë them se çdo parti duhet të dalë më vete për të matur sesa vota vlen dhe nëse pas  zgjedhjeve ka mundësi për të bashkëpunuar, kjo është një mundësi që duhet konsumuar pas zgjedhjeve”- tha ai, duke shtuar se “para zgjedhjeve, askush nuk duhet të gjejë strehë tek sistemi duhet të dali më vetë për të matur forcat e veta. Mendoj se kjo do ishte dhe më e mirë për shqiptarët, që votojnë njërin dhe i del tjetri”.

Sipas Blushit, PS dhe LSI duhet të dalin bashkë në zgjedhje për të ndarë faturën e qeverisjes, ndërsa shtoi se sakrifikimi i Ylli Manjanit është kurbani në themelin e këtij bashkëpunimi.

Ai vlerëson votimin elektronik që e zyrtarizoi në krye të LIBRA-s, me 95% të votave, duke thënë se në partitë e tjera ka emërim e jo zgjedhje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here