“Rama kujtoi se do të rrëzonte një bandë duke krijuar një bandë tjetër”

Politikë

Deputeti dhe Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka folur lidhur me garimin e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe për akuzat ndaj KQZ dhe Rilindjes, të cilët sipas tij, synojnë ta eliminojë atë dhe grupimin e tij nga zgjedhjet.

“Më kanë përjashtuar në mënyrë personale për të kandiduar në zgjedhje, për shkak të interesave të Rilindjes”. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse do marrë pjesë në protestën e opozitës, Blushi u përgjigj:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jo, nuk do marrim pjesë, ne jemi në opozitë, por jo tek kjo opozitë. Ne kemi shqetësime më të mëdha se kjo opozitë. Edhe pse thonë me të madhe që do bëjmë atë që bënë rumunët. Në fakt rumunët dolën edhe kundër njërës palë, edhe kundër palës tjetër. Shqipëria ende nuk është Rumani për këtë shkak. Nëse shqiptarët një ditë do dalin si kundër Edi Ramës dhe kundër Sali Berishën njëkohësisht. Po kjo histori që Saliu del në protestë kur është në opozitë kundër Ramës dhe Edi kundër Berishës kur ai është në opozitë, kjo duhet të marrë fund. Prandaj unë nuk jam me këtë protestë. Klasa politike duhet të rrëzohet totalisht. Dhe nuk funksionon më, pasi një palë rri 8 vite dhe vjen tjetra rri përsëri tetë vite. Prandaj unë nuk jam me këtë protestë. Kam totalisht një mendim tjetër për t’i rrëzuar të treja partitë e vjetra. Dhe do i rrëzojnë njerëzit.

Nëse ajo protestë do arrijë minimalisht të garantojë një standard zgjedhor të cënuar edhe për këtë shkak, pra numërimin elektonik të votave, kjo do ishte arritje shumë e mirë.

LIBRA është një alternativë në këto zgjedhje. LIBRA nuk ka qeverisur asnjë ditë”.

Lidhur me koalicionin mes LIBRA-s dhe Partisë Socilaiste, Blushi është shprehur se:

Nuk mund të bëj koalicion me PS dhe nuk e kam personale. Unë vjet pata dy konflikte, një në Elbasan, ku u çua një sallë, 300 vetë duke më sulmuan, pothuajse dhe fizikisht. Partia me të cilën isha 20 vite, Edi Rama, doli dhe i dha të drejtë atyre. Mbas dy muajsh thashë që Elvis Roshi është një njeri i papërshtatshme dhe duhet të lejë detyrën. Elvis Roshi më sulmoi mua. Përsëri partia ku isha për 20 vite, Edi Rama natyrisht mbrojti Elvis Roshin. Ku të kthehem me këta njerëz.

Përsa i përket humbjes në zgjedhjet e vitit 2009 Blushi tha se Edi Rama, mendonte të rrëzonte një bandë duke krijuar një tjetër. Edi Rama humbi zgjedhjet në 2009 dhe asnjë ditë nuk mendoi se ne humbëm, pasi nuk kishim një program dhe nuk kishim koalicion dhe u futëm në zgjedhje totalisht të demotivuar. Për shkak se nuk gjeti asnjë defekt tek vetja dhe ia kam kërkuar në vitin 2009 dhe ky ka qenë konflikt im me të. Mendoj se fajin ia kishte banda përballë, pra banda e Saliu. Sigurisht që ajo kishte fajet e veta dhe tha, unë jam i pakorrektueshëm. E vetmja arsye për të ardhur në pushtet është të gjej disa banditë që të përballem me bandën e Saliut në vitin 2013. A mund të ketë një vend normal kur t’i mendon që po krijon një bandë, për të luftuar një bandë tjetër? Sot në këtë pozicion jemi. Dy banda, njëra është në qeveri dhe tjetra është më e shthurur, siç është rasti i PD. Pyetja nuk është vetëm pse i mblodhi, por pse po i mban në pushtet dhe po ushqehen me taksat e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT