Blushi reagon ashpër ndaj deklaratës së Ramës për grabitjen në rrugën e Rinasit

Kliko per me shume info

Ben Blushi ka reaguar ashper ndaj mesazhit te kryeministrit Edi Rama ne “komunikimin e javes” te dites se diele. Blushi shkruan me ironi:

SPIKERI I RADIO KRYEMINISTRISË

Kliko per me shume info

I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilacet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët, fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët. Duket si spikerat e komunizmit që cdo të djelë flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here