Blushi ironik me shishen e ujit nga Zharrëza, Peleshi i përgjigjet: Dëmet do të paguhen nga…

Niko Peleshi i ka bërë replikë kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi i cili e akuzoi atë dhe qeverinë e tij se kanë braktisur banorët e Zharzës të cilët sipas Blushit po u rrezikohet jeta nga tërmetet e vazhdueshme dhe uji i kontaminuar.


Ai diskutoi mbi gjendjen e banorëve të Zharzës dhe dëmet materjale të tyre, sipas tij shkaku i tërmeteve të njëpasnjeshme vijnë nga injektimet e kompanisë, dhe sipas tij qeveria Rama ka marrë masa dhe kanë ndaluar injektimet.

Kliko per me shume info

Peleshi pranoi se gjendja e banorëve është e rëndë dhe sipas tij kjo ngjarje nuk do të lihet në harresë pasi qeveria i ka kërkuar kompanisë që të shlyejë çdo dëm të shkaktuar në shtëpitë e kësaj zonë.

Gjithashtu ai u shpreh se banorët, shtëpiat e të cilëve janë në rrezik shëmbje për shkak të punimeve, do të shpërngulen në banesa të reja deri në zgjidhjen e shkakut dhe situatës.

Peleshi deklaroi se nuk mundet që qeveria të bëjë ndërhyrje arbitrare me një kompani private dhe sipas tij pritet një reagim nga kompania e cila nëse nuk pranon dëmet, do të vijë një ekspert i paanshëm për të vlerësuar situatën.

Gjatë fjalës së tij Peleshi bëri thirrje të mos përdoret gjuha e luftës pasi të dëmtuarit e vetëm janë banorët e Zharrës.

Zëvëndëskryeministri foli gjithashtu edhe për kompaninë ARMO ku pranoi që është një plagë e qeverisë por sipas tij as në këtë rast s’mund të merret një vendim arbitrazh për shkak se është një kompani private dhe lidhjen nuk e ka me qeverinë por me bankat.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here