Bllokohet dogana e Kapshticës për disa orë, shkak fermerët grekë

Aktualitet

Ditën e sotme, dogana e Kapshticës, gjatë mesditës, nuk do të funksionojë për disa orë . Mësohet se shkak për këtë është bërë protesta e fermerëve grekë. Ata kanë bllokuar rrugën me traktorë në shenjë proteste.

Dogana e Kapshticës nuk do të punojë nga ora 11:00 – 14:00. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

“Konkretisht do të ndërpritet puna, duke filluar prej ditës së sotme, në orën 11.00 deri në orën 14.00 thuhet në njoftimin e Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Kushdo që ka planifikuar të kalojë në shtetin grek përmes kësaj pike kufitare në këtë orar, do t’i duhet të presë deri në zhbllokimin e situatës me rifillimin e qarkullimit.

Fermerët grekë protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve.

ME TE LEXUARAT