Bllokohen 2 ton marijuanë në brigjet greke, ndjekja spektakolare në det

Roja bregdetare greke njoftoi se rreth 2 tonë marijuanë nga Shqipëria janë mbledhur deri tani në det pas një operacioni ndërkombëtar ku po marrin pjesë edhe mjete të rojës detare italiane dhe të disa vendeve të tjera.

Sipas burimeve greke operacioni nisi mëngjesin e së shtunës në zonën në veriperëndim të ishullit grek Korfuzit me pjesëmarrjen e forcave nga Greqia Italia, Danimarka dhe Ukraina.

Sipas të njëjtave burime deri tani, janë identifikuar dhe mbledhur 110 pako me hashash nga anijet greke, italiane, pesha totale e të cilave, sipas vlerësimeve fillestare, është rreth dy ton.

Agjencitë greke dhe evropiane të zbatimit të ligjit kishin informacion se një grup kriminal kishte për qëllim për të transferuar një sasi shumë të madhe të drogës nga brigjet e Shqipërisë në Itali.

Menjëherë, sipas policisë greke, janë mobilizuar shërbimet ndërkombëtare të koordinuara nga autoritetet portuale greke,që përfshijnë: helikopterët, rojen bregdetare greke e cila erdhi nga Athina, avionë të rojës bregdetare italiane dhe Danimarkës dhe dy mjete të tjera ajrore nga vendet e tjera.

Hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pas sulmit, alarmi për bombë pranë Parlamentit trondit Londrën

Vetem pak ore pas ngjarjes ku policia britanike hapi zjarr dhe vrau ...