“Blici rrugor” për 60 minuta, 760 policë në rrugë vendosin 610 gjoba

Burimet zyrtare njoftuan se edhe sot ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Kliko per me shume info

Operacioni nisi në orën 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:00.

Sot u angazhuan rreth 760 punonjës Policie në total. Si dhe u ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin, bene me dije burimet.

Sipas policise, prej orës 13:00 deri në orën 14:00 në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, janë ndëshkuar me masë administrative:

268 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit, (drejtues mjetesh e pasagjerë). 184 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 158 (drejtues mjetesh) për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Blici Rrugor do të vijojë përditë në të gjithë vendin.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here