Detajet/ Kamerat e sigurisë ishin të fikura, ja shuma e parave që u grabit në Rinas

Kliko per me shume info

Detaje të reja janë zbuluar për super-grabitjen e ndodhur një ditë më parë në aksin Qafa e Kasharit – Rinas.

Mësohet se blindat që transportonin paratë e bankës së nivelit të dytë, ndonëse ishin të modifikuara dhe jo të përshtatshme për transportimin e vlerave të tilla të valutës, kishin të vendosura kamera sigurie dhe gjurmues GPS.

Kliko per me shume info

Mirëpo këto të dyja janë nxjerrë jashtë funksionit pak para se të ndodhte grabitja.

Kamerat e sigurisë janë fikur, ndërsa GPS që duhet të ishte në një nga thasët me para, është gjetur në sediljen e parë të blindit që u godit nga njëra nga makinat e grabitësve.

Gjithashtu bëhet me dije se shuma e grabitur e parave është 2.7 milion Euro, e shpërndarë në shtatë thasë.

14:00 BKT sot transportoi para me të njëjtën kompani, e bllokoi Policia e Shtetit

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur një ditë më parë në rrugën e Rinasit.

Dy makinat e grabitëse u prenë rrugën blindave që transportonin paratë, duke goditur njërën prej tyre. Ata më pas nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia.

Qato bën me dije se banka BKT edhe sot, pra një ditë pas grabitjes ka tentuar të transportojë para me kompaninë “Jaguar”, e cila nuk i plotëson kriteret dhe i është hequr  certefikata, por eskorta është bllokuar nga Policia e Shtetit dhe i ka kthyer përsëri në bankë.

“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”- tha Qato.

Sipas tij, nga ata e firmës private, që kryente transportin e parave janë shkelur disa rregulla.

Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:
– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.

– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.

– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.

– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.

– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here