Bie numri i përdoruesve, "Black Berry" drejt falimentimit!

Aktualitet

Gjiganti kanadez i telefonave smartfonë “BlackBerry” është drejt perëndimit, ku pjesa e tregut që zë është gati zero.

Këtë tendecë, që prej kohësh ishte vënë re, e konfirmuan të dhënat e kompanisë së analizave “Garnter” mbi shitjet botërore të smartfonëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në tremujorin e fundit të vitit 2016 aparaturat e pajisura me sistemet operative të kompanisë kanadeze ishin pak më shumë se 200 mijë në një total prej 431 milionë të tregtuar gjithësej, për një pjesë të tregut që përllogaritet vetëm 0,0 për qind.

Në fakt viti 2009 ishte kulmi i popullaritetit, ku “BlackBerry” kishte arritur të zinte 20 për qind të tregut, një smartfon në pesë ishte “Blackberry”.

Pavarpsisht këtyre të dhënave shumë negative kompania duket se nuk dorëzohet dhe do të jetë e pranishme me smartfonë të rinj në Mobile World Congress në Barcelonë në fund të muajit shkurt.

Sipas të dhënave të “Gartner” pjesën më të madhe të tregut të sistemeve operative e zë “Android” i Google me një kuotë të tregut në nivelin 81,7 për qind, i ndjekur nga “iOS” i “Apple” që arrin 18 për qind.

ME TE LEXUARAT