Berisha kërkon mbylljen e seancës: “Asnjë deputet i LSI-së nuk është në Kuvend, Rama po fshihet nën jorgan”

Ish- kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme ka akuzuar sërish Ramën. Ditët e fundit, koalicioni PS-LSI duket se ende nuk i ka rregulluar marrëdhëniet, duke bërë që asnë ministër i LSI të mos jetë i pranishëm në Kuvend, po ashtu dhe Rama. Mungesën e deputetëve të LSI në sallën e Parlamentit këtë të enjte, e ka përmendur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nisur nga ky fakt ka kërkuar mbylljen e seancës.
Berisha nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai “po fshihet nën jorgan”.

“Këtu nuk ka asnjë deputet të LSI, për ca rrini këtu. Mbylleni seancën. Kreu juaj futet nën jorgan. Është në psikozë tani. S’ja mban të vijë këtu në shesh të burrave, të ballafaqohet një për një me implikimet e tij. Pse kështu është parlamenti? Qytetarët duhet të na shohin si ballafaqohemi këtu në parlament për të vërtetat. Vetëm qeveri nuk jeni”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. SHQIPERIA E RE ESHT ME FAT QE KA NJI BURRE SHTETI SI JU.JU UROJ JETE GJATE O LEGJENDARI I KOMBIT TONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Berisha në cadër në mungesë të Bashës: S`ka asnjë garanci për votën, Rama të dorëhiqet

Në mungesë të Lulzim Bashës, qe po zhvillon një vizitë zyrtare në ...