Protesta në cadër, Sali Berisha “nuk lë gjë pa i thënë” gazetares nga Kosova

Nga Sali Berisha

Pergjigje kryeredaktores se gazetes “Zeri” te Kosoves, zj/znj (ndrikull) Arbana Xharra!

Kliko per me shume info

Te dashur miq, gazetare dhe miq te mi nga Kosova me derguan nje shkrim te kryeredaktores se gazetes “Zeri”, simotres se “Zerit te Popullit”, te Kosoves, Arbana Xharra, ne te cilin ajo nder te tjera ne pronocimin e saj per protesten qytetare te Tiranes shkruante: “Me gjithe kritikat qe i kam per Edi Ramen, mendoj qe Sali Berisha i ka bere shume me shume deme Shqiperise. Ne kohen e tij ka lulezuar kanabisi, ka lidhur marreveshje me vendete arabe, ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV”…etj

“Sali Berisha eshte ne gjendje te permbysi vendin per te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.

Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryredaktores se “Zerit”, si motres se “Zerit te Popullit”, se si perfaqesuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (networki) ju me nderoni me preferencen e koduar qe keni per Ramen! Per kete keni vetem pergezime! Po keshtu, ne pretendimin tuaj se Berisha per te ardhur ne pushtet eshte ne gjendje te permbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thote, apo te imagjinoje ate qe do.

Kurse me akuzat e tjera ajo del si nje trilluese ordinere qe flet per Shqiperine si zedhenese e asaj mafieje, pavaresisht se deshmon nje injorance ekzemplare apo flet si per ndonje ishull te larget te Oqeanise. Le t’i marrim me rradhe.

LEXO EDHE:  Imami, Topalli dhe Patozi kritika të forta Bashës: Po merr peng partinë

Ajo shkruan se “ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV..etj”. Lidhur me kete pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se une kam bere gjithçka per ndertimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe se gjate qeverise se PD eshte hedhur ideja, eshte gjetur financimi, eshte bere studimi, eshte bere projekti dhe eshte shpallur tenderi madje dhe fituesi. Por mbi bazen e ankimeve dhe te dhenave operative per korrupsion, eshte anulluar pasi fituesi ishte shpallur me nje oferte 9 milione euro me te shtrenjte se sa kompania tjeter qe plotesonte kushtet por qe ishte perjashtuar ne menyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumenta operative. Pas kesaj eshte shpallur per se dyti tenderi dhe eshte shpallur fituesi me vlere 9 milione euro kursim per takspaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur eshte pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe perseritja e tenderit mori disa muaj kohe. Por une kurre nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine per patriotizmin. Ne te vertet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se meparshme, linja ka perfunduar te pakten qe para nje viti por e ka bllokuar Aleksandri si deshmi e miqesise me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin nderkombetar.

LEXO EDHE:  Deputeti reagon pas raportit të DASH: Rama po fundos vendin!

Aleksander Vucic kerkon as me shume dhe as me pak se sa copeza te sovranitetit te Kosoves per te lejuar levizjen e lire te energjise! Shtoj ketu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishen si demtues te Kosoves per vonesen e linjes se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq vehten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bossin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur pergjegjesine tek une shkak i akuzave te saj.Une ne te vertet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste takspaguesit tane me 9 milione euro.

Lidhur me pretendimin e saj se ” ka lidhur marreveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se nje fjale latine thote: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!
Cdo marrveshje e lidhur me cdo vend eshte bere ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ligjin nderkombetar.Perndryshe Shqiperia gjate qeverise se PD u be anetare e NATO-s.
Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se “ne kohen e tij ka lulzuar kanabisi”, me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra eshte viktime e nje trillimi te Edi Rames, te cilin per hir te se vertetes tani Rama nuk e perserit. Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te siperfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqiperi ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se perveç ndrikull Arbanes, zedheneses se mafies sorosiane ne Kosove, ate nuk e beson me njeri. Po rikujtoj ketu vetem dy fakte.

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu bën bujë në rrjet: Kush shan kryetarin ti vëmë vizë të kuqe

Per shkak te nderprejes se trafiqeve kriminale, pra te droges dhe te tjera gjate qeverisjes se meparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqiperine. Me kete nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne menyren me dramatike.

Kurse sot, per shkak te “luftes se madhe” qe i ka bere Rama kanabisit dhe “vyshkjes”se kesaj bime, gjate qeverise Rama vetem ne tre dite te javes qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes.

Po e mbyll kete sqarim duke i rikujtuar zj/znj (ndrikull) Xharra se trillimi dhe manipulimi i fakteve nuk eshte ne dinjitetin e nje gazetareje qe nuk deshiron te flase, siç thone korcaret, “si nena e Zeqos ne maje te thanes”! sb

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here