Berisha më i miri në Itali, lë prapa edhe Buffonin

6
Kliko per me shume info

Etrit Berisha po del të jetë portieri më i mirë aktualisht në Itali, madje më superiore sesa legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon.
Statistikat e fundit kanë treguar se portieri kosovar i Kombëtares së Shqipërisë ka një mesatare prek 0.7 golave të pësuar për ndeshje.

Kjo është statistika më e mirë aktualisht në Serie A. Gianluigi Buffon është i dytë në listë, pas Berishës, me një mesatare prej 0.8 gola të pësuar për ndeshje, transmeton Zëri.

Kliko per me shume info

Kurse, pas portierit të Atalantës dhe Juventusit, me një mesatare prej 1 goli të pësuar në ndeshje, vijnë portierët e Romës dhe Interit, Wojciech Szczesnyn dhe Samir Handanovic.

Kurse, peshën e portierëve më të mirë aktualisht e kompleton gardiani i Napolit, Pepe Reina. Vlen të theksohet se vlera reale e portierit prishtinas në tregun ndërkombëtar të futbollistëve sillet afro katër milionë euro, sipas ueb faqes së specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”. Berisha ka shkuar në Atalanta prej Lazios.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here