Beniada, mbesa seksi e Presidentit Bujar Nishani rrëfen famën në Itali

Kliko per me shume info

Beniada Nishani (Jakic) është është një yll i ri në showbizin italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 25­ vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi­t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “showgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Kliko per me shume info

Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi­t vjen pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano. Ajo rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e saj në Itali, dhe komentet që mori si mbesa shumë sensuale e Presidentit Nishani…be3

Në Itali njihesh si Beniada Nishani (Jakic). Cila është lidhja jote me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin?
E vërtetë është që shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Mund t’ju rrëfej se unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele.

Ishe vetëm 2 vjeçe kur familja jote u largua nga Shqipëria. Cila është lidhja jote me këtë vend?
Unë jam shumë krenare për origjinën e familjes sime me tradita shqiptare qysh nga stërgjyshi im, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Ismail Qemalin me shoqatën “VATRA” shkriu gjithë pasurinë e tij në mbështetje të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Ndaj u them shumë faleminderit gjithë bashkatdhetarëve për mesazhet e bukura që më kanë dërguar, pas intervistës sime të parë për median shqiptare.

Para pak ditësh mediat kanë shkruar lajmin se ju jeni në një lidhje dashurie. Si është e vërteta?
Jo, nuk është e vërtetë, pasi unë jam single. Ashtu si të gjitha vajzat, unë kam miq dhe mikesha, me të cilët shoqërohem.

Çfarë preferencash ke për djemtë, si do e dëshiroje partnerin?
Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen.
Ke plan të martohesh së shpejti, edhe pse po i përkushtohesh karrierës?
Unë jam duke përfunduar një diplomë master aktualisht, në degën “Fashion Design” në Artet e Bukura, që do të thotë se kam kohë për këtë… Fotografi Enrico Ricciardi, që zbuloi Nina Moric e Belen Rodriguez, të ka zgjedhur ty mes 12 yjeve në kalendarin “hot” 2017.
Cila është tema e këtij kalendari?
Unë jam një nga 12 vajzat e kalendarit 2017, që doli në treg për Vit të Ri. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida, këtë muaj, në bashkëpunim me shef Walter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here