Befasohet ministri shqiptar, të dënuarit e marrin në telefon nga burgu dhe...!

Aktualitet

Telefonatat e të burgosurve prej më shumë se 3 javësh janë vënë nën monitorimin e administratës së burgjeve.

Vendimi është marrë në analizën vjetore të institucionit të burgjeve, pasi ka qenë ministri i Drejtësisë deri pak javë më parë, Ylli Manjani, i cili ka ngritur shqetësimin se në orare të ndryshme telefonohej nga të burgosur që i ankoheshin për probleme që kishin në institucione.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një fakt i tillë konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku me anë të një deklarate thuhet se kreu i këtij institucioni ka shpërndarë një urdhër më 27 janar të këtij viti, për të gjitha burgjet në vend.

Duke theksuar se urdhri është transmetuar me fonogram dhe se është tërësisht ligjor, deklarata sqaron se urdhri ka ardhur për shkak se në shumë raste “është shkelur procedura standarde e regjistrimit të numrave të telefonit që do të telefonojnë personat që vuajnë dënimin.

Kjo neglizhence dhe shkelje procedurale nga ana e disa prej punonjësve të policisë së burgjeve ka sjellë për pasojë që në shume raste ku persona të dënuar kanë telefonuar zyrtarë të lartë publik duke i sjellë shqetësim.

Ne listën e zyrtareve të telefonuar nga kartofonat e IEVP theksojmë se ka patur telefonata ne drejtim të Drejtorit te Përgjithshëm të Burgjeve, ministrit te Drejtësisë si dhe ndaj një numri tjetër zyrtarësh të lartë”.

Sipas deklaratës, nëpërmjet urdhrit u rikujtohet punonjësve të policisë së burgjeve që të kryejnë detyrën e tyre me seriozitet për të mos patur në të ardhmen telefonata të tilla karshi zyrtarëve publikë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me përgjegjësi ju bën me dije se çdo urdhër verbal apo me shkrim është tërësisht sipas akteve që normojnë sigurinë e sistemit dhe ky njoftim i shpërndarë nuk shkel në asnjë rast të drejtat e të dënuarve”, thuhet më tej në reagim.

ME TE LEXUARAT