BBC: Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, karkalecat do sjellin murtajën

23
Kliko per me shume info

“BBC”, shkruan se qeveria boliviane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në një zonë të gjerë bujqësore të prekur nga karkalecat që sjellin murtajën.

Presidenti Evo Morales ka njoftuar një plan emergjence, që përfshin 700,000 $ fonde shtesë për shfarosjen e tufës së karkalecave që janë shfaqur në afërsi të qytetit lindor të Santa Cruzit, ku prodhohet shumica e ushqimeve dhe mishit të Bolivisë.

Kliko per me shume info

Sipas gjigantit mediatik, karkalecat janë përhapur me shpejtësi dhe kanë shkatërruar kullotën dhe fushat e misrit.

Autoritetet vlerësojnë më shumë se 1000 hektarë tokë bujqësore të shkatërruar nga karkalecat.

Qeveria thotë se shfarosja duhet të fillojë menjëherë.

“Do të krijojmë një rrjet të 500 metra të rreth zonës së prekur dhe do i shfarosim, duke punuar së bashku me autoritetet lokale,” tha Sekretari i Bujqësisë të Bolivisë, Mauricio Ordonez.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here