Bayerni: Kemi refuzuar 100 milionë euro për këtë futbollist

Kliko per me shume info

Bayern Munich ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Manchester United për Thomas Muller gjatë verës së kaluar.

“Djajtë” e kuq kanë admiruar prej kohësh sulmuesin e kombëtares gjermane dhe kërkuan ta blinin edhe pas largimit të trajnerit Louis van Gaal njeriu që kishte shkruar emrin e Muller në bllokun e shënimeve të merkatos së United. Pavarësisht se oferta përbënte një rekord botëror, Bayern nuk ishte i përgatitur të shiste futbollistin. Më pas, United vendosi të investojë të njëjtën shumë për të marrë Paul Pogba nga Juventus, me Henrikh Mkhitaryan, Zlatan Ibrahimovic dhe Eric Bailly, që gjithashtu ju bashkuan skuadrës së Jose Mourinho.Në një deklaratë për “Sport Bild”, zv.drejtori i Bayern, Christian Dreesden deklaroi: “Eshtë e vërtetë që na ka ardhur një faks nga Anglia, nga Manchester United, ku viheshin 100 milionë euro në dispozicion të klubit tonë, nëse do të shiste Muller, por ne as nuk e diskutuam këtë temë dhe iu përgjigjëm negativisht. Ai është futbollisti ideal për Bayern Munich dhe të gjithë ne e dimë se ekipi do të dobësohet nëse largohet.” Thomas Muller, që është shpallur katër herë radhazi kampion i Gjermanisë, ka pasur vështirësi të mëdha sivjet ku ka shënuar vetëm 1 gola në 26 ndeshje. 27-vjeçari shënoi 32 gola në sezonin e kaluar, nën drejtimin e Pep Guardiola, sezoni më i mirë i karrierës së tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here