Bashkia Tiranë zgjeron linjat, 14 autobusë të rinj për linjën e Unazës

Tiranës së madhe i shtohen edhe 14 mjete të reja, ndërsa ky shërbim do të pajiset me GPS për të kontrolluar oraret. Për ti garantuar qytetarëve transport publik nga qëndra në periferi, Bashkia e Tiranës do të zgjerojë linjat dhe do të shtojë numrin e mjeteve. Kryebashkiaku Veliaj tha se për transportit publik nis sistemi i pikëzimit. Bashkia e Tiranës parashikon shtim të flotave të autobusëve urban, korsi të dedikuara si dhe teknelogjinë që pritet të sjell një mënyrë krejtësisht të re për funksionimin e tyre siç është bileta elekronike.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe objekteve, Veliaj është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për tu bërë për të pasur një transport publik me standarde.
Flota është shtuar për linjat që kanë më tepër fluks, siç është ajo e unëzës, bashkia bën me dije që për këtë linjë ka 14 mjetë të reja. Për të shmangur abuzimet me oraret, Veliaj garantoi se do të futen edhe sistemet e monitorimit online të lëvizshmërisë GPS për të shmangur vonesat e pajustifikuara të mbërritjes në stacion.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitja e 3.2 milionë USD në rrugën e Rinasit, Apeli lë në burg tre policët privatë

Gykata e Apelit ka lënë në burg tre efektivët e policisë private ...