Basha: 18 shkurti, lëvizje e pandalshme deri në zgjedhjet e lira e të ndershme

Politikë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha gjatë një takimi me të rinjtë e degës 7 në Tiranë se nuk ka asnjë shkop magjik për rrëzimin e qeverisë, por pranoi se kur njerëzit bëhen bashkë, nuk ka forcë që t’i ndalë.

Basha duke përsëritur thirrje për protestë më 18 shkurt, tha se një shtet që mendon për të rinjtë nuk vepron kundër të rinjve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Bashës 18 shkurti është ditë shprese, fillimi i një lëvizjeje të mashe që nis me një vendim të madh.

Deklarata:

18 shkurti është një ditë shprese, një ditë besimi dhe bashkimi, fillimi i një lëvizjeje të madhe që nis me një vendim të madh, që do ta marrim së bashku më 18 shkurt në Tiranë. Një vendim që do ta çojmë pastaj në çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të diktojmë një qeverisje ndryshe, një qeverisje të qytetarëve, një shtet ndryshe, jo shtetin që vret mundësinë, shpresën e çdo të riu dhe i detyron të emigrojnë apo të shkojnë në parcelat e drogës, por shtet i cili financon arsimin e tyre, financon përvojën e tyre të punës dhe mbështet hapjen e vendeve të punës, në radhë të parë për rininë.

Por që të vijnë të gjitha këto, ne duhet të heqim pengesën kryesore, kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng mundësinë e çdo shqiptari. I garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë që po na bashkohen e do të na bashkohen si asnjëherë tjetër në 18 Shkurt, se kjo do të jetë një lëvizje madhështore popullore paqësore, demokratike por e pandalshme. E pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike do të shkojë e sigurtë drejt fitores dhe ndryshimit një herë e përgjithmonë të mënyrës sesi bëhet politikë në këtë vend. Kasta e korruptuar dhe e inkriminuar do të përmbyset. Pushteti do ti kthehet qytetarëve. Tani bashkë me të rinjtë e zonës 7 do të shkojmë derë më derë për të ftuar cdo qytetar, se, njeri pa halle, edhe në këtë zonë në mes të Tiranës,  nuk ka. Dhe për ti dhënë jo thjesht një ftesë për protestë, por një ftesë për një zgjim të madh qytetar. Më 18 Shkurt, ngrihemi për zgjim të madh qytetar. Në dorë do ta kenë qytetarët, nuk do ta kenë më në dorë pushtetarët e korruptuar.

Pyetje: Zoti Basha duket sikur keni gjetur shkopin magjik dhe mezi prisni 18 Shkurtin,  të rrëzoni qeverinë?

Nuk kam shkop magjik unë. Nuk ka zgjidhje magjike. Nuk ka premtime fallco dhe gënjeshtra nga Lulzim Basha. Por kam bindjen më të thellë se kur qytetarët ngrihen, kur rinia ngrihet, kur bashkohemi nuk ka  qeveri të korruptuar e të inkriminuar ta mbajë peng Shqipërinë, ta mbajë peng rininë, ti mbajë peng prindërit e tyre, të mbajë peng interesin publik.

ME TE LEXUARAT