Protesta e PD-së, Basha: Shembull kemi Rumaninë, ndryshimi po vjen

Politikë

Në një bashkëbisedim me profesionistët e rinj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka ndalur theksin te protesta e opozitës më 18 shkurt.

Gjatë këtij takimi, Basha nuk ka nguruar t’ju flasë atyre për një shembull që tashmë e ka parë gjithë bota, protestat në Rumani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hapjes së Shqipërisë dhe PD-së. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”, tha kreu i opozitë.

Më pas duke i ftuar të rinjtë në protesta, Basha shtoi se, “ndryshimi po vjen, kam besim se ju këtu do i prini këtij ndryshimi”.

ME TE LEXUARAT