Basha: Të ngrihemi si në Rumani, të ndryshojmë fatet e vendit

Arritja e një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore duket e pamundur. Ndonese ditët e fundit janë shtuar zërat nga Brukseli për uljen në një tryezë mes paleve, pengesa, për kreun e opozitës Lulzim Basha, gjendet në kampin kundërshtar.

“Kasta e të inkriminuarve nuk do marrëveshje për shqiptarët por do t’i mbajë në këtë gjendje, do t’i nëpërkëmbë ata”, tha Basha.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi që zhvilloi me të rinjtë e degës dy, të Partisë Demokratike, në prag të mbajtjes së protestës së 18 shkurtit.

“E pamë në Rumani, tani është rradha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, varfërisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni rruga e vetme. Kriminelët bëhen deputetë, kryetarë bashkish, bëjnë para dhe kantandi, ndërsa rinia dhe intelektualët marrin rrugët”, tha Lulzim Basha, kryetar i PD.

Ai sulmoi edhe projektin “1 miliardë dollarë” të qeverise per investime në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e turizëm, duke e quajtur mashtrim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Thirrjet e Bashës për thyerje xhamash e shpim gomash, vjen përgjigjja e parë nga PS: Mos o trim

Kryetari i Partisë Demokratike bëri thirrje për një reagim më të ashpër ...