Basha: Rama-Tahiri, rrjet kriminal në gjithë vendin për vjedhjen e zgjedhjeve

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë krijuar në të gjithë vendin një rrjet kriminal për të vjedhur zgjedhjet.

Basha nenvizoi se se opozita i ka me emra dhe mbiemra dhe se për listën është vënë në dijeni edhe faktori ndërkombëtar.

“Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahiri, kanë krijuar qark më qark në të gjithë vendin një rrjet kriminal me kriminelë të regjur, nga narko trafikantë të skeduar ndërkombëtarisht që kanë marrë përsipër të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni”, theksoi kreu i PD.
Basha pretendoi me tej se: Qytetarët njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone disa në partinë e tij dhe disa tek aleatët.

“Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive me ministrat e kësaj qeverie, synon të japë një mesazh trafikantëve se do t’i mbrojë deri në fund”, tha Basha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu i tregon kryeministrit ç’duhet të bëjë, Rama i kontrollon Facebook-un dhe ja ç’i thotë

Nje djale i ri i quajtur Kristiano i ka kërkuar Ramës që ...