Basha premton: 10 mijë stazhe me pagesë për të rinjtë e sapodiplomuar!

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan ë një bashkëbisedim me të rinjtë, u premtoi atyre se me ardhjen e tij në pushtet, do të mundësojë rreth 10 mijë stazhe me pagesë për të sapodiplomuarit.
Basha tha se kjo është një metodë e njohur gjermane për t’u mundësuar të rinjve që të hyjnë në tregun e punës.
“Ditë për ditë dëgjojmë shfajësime. Ne kemi alternativë, ne kemi zgjidhje. Dhe një zgjidhja është alternativa ime për 10 mijë stazhe për të rinj vit për vit të paguara nga buxheti i shtetit, si një urë mes atyre që mbarojnë shkollën dhe që futen në tregun e punës. Nuk është një formulë që e kam shpikur, pavarësisht se është propozimi im politik. Me këto 10 mijë stazhe u japim mundësi të jkëtyre të sapo diplomuarve që në vend se t’i kapë ankthi, të kenë një kontekst për hapat e tyre në tregun e punës.
Është më mirë të njohësh tregun e punës se sa të rrishë në kafe duke bërë llogje. Ka një faturë prej 24 milionë eurosh.
Në një vend ku 71 milionë euro përfundojnë në duart e 5 koncensionarëve, pranë klientëve të kryeministrit, që marrin para nga taksat e shqiptarëve për të bërë gjoja shërbime që nuk bëhen kurrë. Në një vend ku 71 milionë euro në vit shpërdorohen, kemi një rezervë të jashtëzakonshme për një politikanbërje të mirë. 1/3-ta e këtyre parave mjaftojnë 10 mijë të rinj të bëjnë stazhe pranë industrive, botës akademike dhe të masin vlerat e tyre. Unë e di që rinia nuk kërkon lëmoshë.
Keni kërkuar shanse të barabarta për të konkurruar në treg. Edhe ju që keni studiuar jashtë edhe unë, kam pasur mundësitë për të gjetur një punë në treg, mundësitë për të konkurruar dhe kur mundësia më është ofruar kam dalë i parë, ndër 10 më të parët. Nuk e them për t’u mburrur”, u shpreh Basha.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here