Basha: Nuk negociojmë, s`ka zgjedhje pa qeveri teknike

Politikë

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklarohet i vendosur se nuk do të ketë negociata për vendimin e marrë ditën e shtunë.

Basha tha se ose të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike ose zgjedhje nuk do te ketë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

" Qëndresa jonë këtu sot, nesër dhe deri në arritjen e fitores sonë është garancia dhe vendimi që do ti shkojmë bashkë deri në fund. Nuk do të ketë kthim pas. Zero negociata me vendimin e shpallur, qeveri teknike ose zgjedhje nuk do të ketë", theksdoi kreu i PD.

Ai bëri thirrje maxhorancës që të dëgjojë zërin e qytetarëve, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet edhe më shumë.

"Ti thërrasin mendjes, ta dëgjojnë zerin e qytetarëve mos ti bëjnë gabim hesapet, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet më shumë dhe atë valë proteste nuk do ta ndalë askush. Kjo lvizje do të përfundojë vetëm me fitoren e popullit shqiptar".

ME TE LEXUARAT