Basha: Ministrja e Arsimit me vila luksoze, ja përgjigja e Lindita Nikollës

Politikë

Basha: Ministrja e Arsimit me vila luksoze, ja përgjigja e Lindita

Ministrja e Arsimit, Linduta Nikolla ka reaguar pas deklaratave të Bashës, i cili e akuzoi se që kur ka marrë këtë post është bërë me vila shumëmilionëshe. Në një postim në FB, Nikolla i thotë Bashës se është një nxënës shumë i dobët. Ajo i kërkon Bashës që të lërë deputetet të votojnë Vettingun dhe më pas ta shohin kush është bërë më vila shumëmilionëshe. Reagimi i Nikollës Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.

Është shumë e thjeshtë z. Basha: Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote! Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde! Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!

Gjatë takimit me studentët Basha tha: “Një ligj i konceptuar si një skemë vjedhje dhe shpërdorimi, si një skemë që ju varfëron ju dhe pasuron një grusht njerëzish duke përfshirë ministren e Arsimit e cila na erdhi si ministre me apartament dhe tani nga ngryset dhe gdhihet në vila milionashe. Kjo do të marrë fund që orën e parë të qeverisë së re dhe europiane që do të zgjidhni me votën tuaj.

ME TE LEXUARAT