Basha: Në Shqipëri kanë hyrë tonelata hashashi, duan të vjedhin zgjedhjet

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat sipas tij janë tregues i një qëllimi të vetëm: vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme.

“Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri, sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Basha në një postim në profilin e tij në Facebook.

Kliko per me shume info

Sipas kreut të opozitës, këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë, diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë, shërbimet sekrete të huaja e vendase, politikanët e huaj, por edhe vetë ministrat e qeverisë.

Deklarata e Bashes:

Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.

Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.

Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here