Basha i bashkohet Donald Lu-së: Krimi do të vjedhë zgjedhjet. Protestë më 18 shkurt

Kliko per me shume info

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar deklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, i cili paralajmëroi se zgjedhjet do të vidhen nga krimi dhe politikanë të korruptuar.

Basha shkruan në “Facebook” se politikanët e korruptuar dhe krimi do të përdoren për prishjen e zgjedhjeve.

Kliko per me shume info

STATUSI I BASHES:

Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.

Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.

Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here