Basha: I dënuari për përdhunim kryetar i PS në Kavajë

4
Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi sot Edi Ramën se Elvis Rroshin, të dënuar për përdhunim në Itali dhe Zvicër, e mban si të plotfuqishëm në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

“Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit,” tha Basha.

Kliko per me shume info

Kreu i PD, shtoi se dalja e Rroshit krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit.

“Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.”

Basha tha se kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. “Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.”, tha me tej Basha.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në protest me 18 Shkurt për t’i prerë rrugën krimit në politikë

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Qe te gjithe ne nje kazane vloni dhe ti nuk je i paket milionat e rruges se kombit nuk harroen ato duhen hetuar e sekuestruar qe te gjith jeni badakcinje keni spekulluar ne kurrize te popullit dhe e keni vjedh e vrare e burgosur per hic gje,ndaj prekuroria duhet te fillon helmet dhe te sekuestroje te gjitha pasurite te luajtshme e te pa luajtshme pa perjashtime. SHQIPERI duhet pastruar nga keta plera qe lane p opullin te varfer .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here